Maqedonci: Raketat kineze të blera nga Serbia, kërcënim për Ballkanin!

Maqedonci: Raketat kineze të blera nga Serbia, kërcënim për Ballkanin!

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se raketat e reja balistike që Serbia i ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe jo mbrojtëse. Sipas tij, ato janë kërcënim për të gjitha vendet e Ballkanit. Sipas Maqedoncit, nuk është hera e parë që Beogradi kryen blerje të tilla, duke rritur shkallën e militarizimit të vendit. “Në fakt blerja e këtyre sistemeve nuk është duke bërë vetëm këto kohët e fundit. Serbia në vazhdimësi mund të themi ka bërë blerje nga Rusia e nga Kina, por edhe nga vende të tjera. Ne kemi informacion që ka bërë blerje që disa vite të raketave të ndryshme nga Kina”, tha ministri Maqedonci në një intervistë për A2 CNN. “Këto raketat e fundit e kanë natyrën e...