Manuali i krizës kibernetike/ Miratohen rregullat e reja

Manuali i krizës kibernetike/ Miratohen rregullat e reja

Qeveria ka miratuar dhe publikuar në Fletoren Zyrtare një paketë rregullash që vendos për herë të parë një kornizë të detajuar se si identifikohet, si përshkallëzohet dhe si menaxhohet një krizë kibernetike në nivel kombëtar. Në thelb, dokumenti përcakton momentin kur një incident në rrjete apo sisteme nuk trajtohet më si problem teknik i zakonshëm, por si një situatë që rrezikon seriozisht interesin publik dhe funksionimin normal të shërbimeve të rëndësishme. Procedurat e reja e vendosin Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në qendër të koordinimit të reagimit. Kur një incident shihet se mund të ketë ndikim të gjerë, Autoriteti kërkon kalimin në gatishmëri të lartë të ekipeve të përgjigjes ndaj incidenteve te operatorët dhe aktivizon strukturat përkatëse në nivel kombëtar, përfshirë CSIRT-in Kombëtar dhe ekipin...