Manja lexon raportin e PS për kërkesën e SPAK për Ballukun: Sot kuvendi të ndajë politikën nga drejtësia
Ulsi Manja TIRANË-Pas Partisë Demokratike, Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ka lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut. Ulsi Manja: Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku. Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK. Është shndërruar sot në një debat të mbingarkuar politikisht në vend të një procesi të qetë, drejtë dhe ligjor. Kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjyq publik që bie ndesh me parimin e...
Burimi:
zeri.ai