Manipulime në procesin shkencor arkeologjik në Butrint, PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit

Manipulime në procesin shkencor arkeologjik në Butrint, PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, akuzoi ndërtimin e resortit në zonën e Manastirit, brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, për shkatërrim të trashëgimisë arkeologjike dhe favorizim të interesave private. PD kërkon hetim të plotë dhe të pavarur, vlerësim të raportit arkeologjik dhe vendosjen e përgjegjësive për çdo shkelje, duke theksuar se trashëgimia kulturore është pasuri kombëtare që nuk mund të përdoret për përfitime klienteliste. Deklarata: Ndërtimi i resortit në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private. Ndërtimi i këtij resorti transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës,...