Mandati i Sonila Bejtjas, gjyqtarët kushtetues në konflikt flagrant interesi
Truku i shumicës së GJK për të shpëtuar mandatet e veta, nuk arsyetojnë të plotë vendimin, për të mos u prekur vetë. Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të Martë vendimin e marrë në 16 Tetor 2025, me të cilin ndërpreu me shumicë votash, në mënyrë të parakohshme dhe anti-kushtetuese, mandatet e gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja dhe gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska. Thelbi i vendimit të shumicës së trupës gjykuese është paragrafi i fundit i pikës 3 të dispozitivit të shumicës, në të cilin thuhet se: “Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson”. Në vendimin e zbardhur, rezulton se shumica e përbërë nga...
Burimi:
syri.net