Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Mandatet” mblidhen për Ballukun, 3 prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit
Këshilli i mandateve po shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Trupa e prokurorëve të SPAK, e përfaqësuar nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko si dhe nga kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, i cili është në ditën e parë të mandatit të tij si drejtues i institucionit, po paraqesin pretendimet para Këshillit për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ndërsa numri dy i qeverisë përfaqësohet në mbledhje nga avokati Ardian Kalia. Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, me anëtarë nga shumica dhe opozita. Dy deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri kërkuan të futeshin...