Mandatet e gjyqtarëve/ Konflikt interesi dhe luftë brrylash, Gjykata Kushtetuese fut veten në kolaps
Nga BoldNews Një kërkesë, në dukje naive e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të Gjykatës Kushtetuese, fshihte qëllimin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të anëtares së asaj gjykate, Sonila Bejtja. Por, ajo që prodhoi vetë Gjykata Kushtetuese për t’i plotësuar “dëshirën” kreut të Shtetit, është një kaos i plotë në mandatet, të cilat brenda një kohe të shkurtër do ta vendosin në kolaps institucionin më të lartë të drejtësisë në vend. Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë javë vendimin e marrë në 16 Tetor 2025. Më herët, “Boldnews.al” e konsideroi atë vendim një “harakiri” të vërtetë të gjyqtarëve kushtetues, të cilët, për të ndërprerë 3 vjet para kohe mandatin e gjyqtares Bejtja, i hoqën edhe veten nga 1 deri...
Burimi:
syri.net