Malltezi vë në vështirësi Taulant Ballën në sallën e gjyqit: Ja si iu shmang pyetjes për firmën e Ramës…

Malltezi vë në vështirësi Taulant Ballën në sallën e gjyqit: Ja si iu shmang pyetjes për firmën e Ramës…

Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur me dëshminë e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili për rreth dy orë i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve dhe të pandehurit Jamarbër Malltezi. Gazetari i SYRI , Fation Gjinaj, tregon për edicionin e lajmeve se dëshmia e Ballës, i cili është kallëzuesi kryesor në këtë dosje, është karakterizuar nga paqartësi dhe përgjigje evazive, veçanërisht gjatë marrjes në pyetje nga Malltezi. Një nga pikat kyçe të dëshmisë, tregon Gjinaj, ishte statusi me të cilin Balla kishte bërë kallëzimin penal vite më parë. Ai nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse kishte vepruar si qytetar i thjeshtë apo si përfaqësues politik i Partisë Socialiste. Sipas Ballës,...