Malltezi: Shkatërrimi i Shkumbinit, krim mjedisor i miratuar nga qeveria, askush nuk mban përgjegjësi
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, foli mbi krimin e rëndë mjedisorë që po ndodh në lumin Shkumbin, ku u shpreh se shkatërrimi i shtratit të lumit, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore po bëhet me miratim institucional dhe në kundërshtim flagrant me interesin publik. Malltezi akuzoi qeverinë Rama, si dhe ministra të kabinetit, se përmes lejeve zyrtare kanë legalizuar, sipas tij, një “masakër mjedisore” me pasoja të parikuperueshme për ekosistemin dhe sigurinë infrastrukturore. Sipas tij, nxjerrja e inerteve nga shtrati i Shkumbinit përbën një akt kriminal që po dëmton jo vetëm natyrën, por edhe interesin afatgjatë të qytetarëve shqiptarë. Deklarata e plotë: Krimet mjedisore që po ndodhin çdo ditë kanë autorë, por jo përgjegjës. Shkatërrimi i Shkumbin-it, rrugës dhe hekurudhës...
Burimi:
syri.net