Malltezi: Rrugët e reja po shemben nga korrupsioni, po shkatërrohet lumi Shkumbin

Malltezi: Rrugët e reja po shemben nga korrupsioni, po shkatërrohet lumi Shkumbin

Në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Jamambër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka ngritur akuza të forta për korrupsion në ndërtimin e rrugëve të reja dhe për dëme të rënda mjedisore. Sipas tij, shembja e segmenteve rrugore si Korçë-Ersekë dhe ndërhyrjet në lumin Shkumbin janë pasojë e projekteve të dobëta, mungesës së kontrollit dhe abuzimit me fondet publike, ndërsa institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, sipas tij, nuk kanë vepruar. Jamambër Malltezi: Lidhur me këto ju e përmendët që janë vetëm rrugët e reja që po shemben. Fakti që janë vetëm rrugët e reja që po shemben tregon që aty po vidhet, aty nuk po bëhen siç duhet. Aty ose projektet kanë qenë pa projekte, siç janë bërë...