Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua në Bruksel, nën drejtimin e Komisioneres znj. Marta Kos. Ministri Malaj ishte pjesë e panelit së bashku me Nataša Mikuš Žigman, Ministre e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të Bashkimit Europian të Kroacisë dhe znj. Maria João Rodrigues, Drejtuese e “Re-Imagine Europa”, ish Ministre e Punësimit në Portugali dhe ish eurodeputete. Paneli ishte pjesë e konferencës së organizuar nga “Future 500”, Atlantic Council dhe IEDC – Bled School of Management, e cila mblodhi së bashku politikëbërës, liderë biznesi, investitorë dhe sipërmarrës europianë për të diskutuar rritjen ekonomike, inovacionin dhe sfidave të së ardhmes. Në diskutimin e tij, Malaj u fokusua...
Burimi:
javanews.al