‘Makuteria shtetërore po na e hedh gëlbazën në surrat’ – Korreshi: Duhet të dalim të gjithë në shesh sot në 17:00
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen opozitës sot në orën 17:00 para kryeministrisë për të rrëzuar qeverinë Rama. “Sot duhet të jemi të gjithë në shesh. E gjithë kjo harbuteri e makuteri shtetërore po na e hedh gëlbazën në surrat. Nëse vijnë shumë bëhet një batalion i madh dhe aty është frika e Ramës” tha Korreshi në një video- intervistë me ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv. Duke e quajtur ‘precedent të rrezikshëm’ Korreshi shpjegon dhe arsyen pse Rama refuzon të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Kjo krijon absolutisht precedent të rrezikshëm. Janë tentuar të intimidohen dëshmitarë. Unë jam i 100% i sigurt që Rama i ka parë provat (Provat e SPAK për Ballukun) para nesh. Nuk mund...
Burimi:
syri.net