Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Makina e policisë s’mund të përdoret për punë personale”, Rama: Shqipëria do të jetë në nivelin e vendeve më të sigurta të botës
Ka nisur zbatimi i projektit për instalimin e një sistemi sigurie përmes kamerave inteligjente, i cili pritet ta rendisë Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë edhe në këtë drejtim. Ky projekt do të sjellë standarde të larta monitorimi në rrugët e qyteteve, shkollat dhe mjedise të tjera publike. Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, tha se me vendosjen e kamerave inteligjente, Shqipëria në harkun e dy viteve do të jetë në nivelin e vendeve më të sigurta të botës. Ai shtoi se në rrugë do të jetë e pamundur të lëvizin persona me rrezikshmëri të lartë. Sipas Ramës, ky projekt do të ndihmojë të gjithë punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Rama: Do...