Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Mafia në sektorin ushqimor/ Neranxi: Betejat tona duhet t’i bëjmë vetë. Nuk i bën askush tjetër për ne
Një akuzë e rëndë është lëshuar publikisht mbi infiltrimin e mafias në sektorin ushqimor në Shqipëri, duke paralajmëruar se qytetarëve po u shiten produkte jashtë standardit dhe të falsifikuara. Gjatë fjalës së tij në tryezën e PD me partitë e opozitë, shoqërinë civile dhe intelektualët, biznesmeni Nikollaq Neranxi, deklaroi se Shqipëria po përjeton një situatë të ngjashme me atë të Italisë së viteve '90, kur krimi i organizuar kishte shtrirë tentakulat në këtë sektor jetik. Duke sjellë në vëmendje modelin italian, Neranxi theksoi se zgjidhja erdhi vetëm kur drejtësia nisi të ndiqte paranë ("ndiq paranë"). Gjithashtu Neranxi e përshkroi situatën aktuale në vend si sundim të një “pushteti kriminal”, i cili vepron në mënyrë më të sofistikuar dhe pa zhurmë, ndryshe nga e kaluara. Ai...