Lutfi Dervishi ironizon PD-në: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i

Lutfi Dervishi ironizon PD-në: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e lidhur mesazhin politik të saj me një zhvillim të brendshëm në radhët e opozitës. Përmes reagimi në facebook, Dervishi shkruan se opozita “u nis për të larguar Edi Rama, por si hap të parë hoqi Ervin Salianji nga grupi i WhatsApp-it”. Sipas burimeve për mediat, Salianji është larguar nga grupi i komunikimit të Kryesisë së PD-së në WhatsApp, ndërsa partia po organizonte protestën kundër kryeministrit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendimi dyshohet se është marrë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Ndërkohë i pyetur më herët nga gazetarët lidhur me këtë zhvillim, Berisha u shpreh se nuk ka një vendim formal për përjashtimin e Salianjit, por...