Lufta në Lindjen e Mesme/ Rama në “Flasim”: Lajmet e rreme për sulme të Iranit në Shqipëri, ushqejnë shpresa të kota për rrëzimin tim
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka folur rreth konfliktit në Lindjen e Mesme. Rama u shpreh se operacioni i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran është i drejtë dhe se agresioni i Teheranit duhet të marrë fund. Ai shtoi se shërbimet diplomatike dhe konsullore shqiptare në rajonin e Lindjes së Mesme, janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për ruajtjen e sigurisë së shqiptarëve. Më tej, Rama u shpreh Shqipëria nuk përballet me kërcënime të drejtpërdrejta dhe i cilësoi zërat që flasin për një rrezik të mundshëm për vendin si thashetheme dhe dezinformim. Sipas tij, Shqipëria nuk përballet me kërcënime të drejtpërdrejta dhe siguria e saj garantohet nga anëtarësia në NATO. Më tej, ai shtoi se ata që...
Burimi:
zeri.ai