‘Lubia, hajdutja më e madhe e kombit shqiptar’, Berisha: Sokol Balla, anëtar i organizatës kriminale ‘Balluku-Rama’

‘Lubia, hajdutja më e madhe e kombit shqiptar’, Berisha: Sokol Balla, anëtar i organizatës kriminale ‘Balluku-Rama’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj një televizioni, duke e cilësuar atë si të angazhuar në mbrojtje të interesave të Belinda Ballukut, të cilën e konsideron si ‘hajduten më të madhe të kombit shqiptar’. Berisha ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, po përdoret frekuenca publike, duke theksuar se “vala është pasuri e qytetarëve dhe nuk mund të shfrytëzohet për interesa që bien ndesh me interesin publik”. “Jam këtu për të denoncuar shfaqen në tregun mediatik te TeleLubisë. Një televizion i licencuar nga Autoriteti përkatës 24 orë në 24 ka si temë të vetme Lubinë dhe avokatinë ndaj Lubisë. Nuk ka akte më të turpshme dhe më abuzive, me hapësirën mediatike sesa të personalizosh një media, me një delikuente që...