Lokalet 2027/ Rama u tregon ‘kushtin’ socialistëve: Asnjë kryetar bashkie nuk rikandidohet pa 10 kontrata

Lokalet 2027/ Rama u tregon ‘kushtin’ socialistëve: Asnjë kryetar bashkie nuk rikandidohet pa 10 kontrata

edi rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama foli për gjedhjet vendore vitin e ardhshëm, teksa iu tregoi vijën e kuqe socialistëve. Rama e bëri të qartë se nuk do ketë asnjë kandidat që të marrë miratim për kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta. Ky është kushti sipas Ramës, për secilin kandidat që do të rikandidojë.  “Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet dhe stërthuhet dhe ndërkohë reforma territoriale i vendosi bashkive në qendër gjithë atë territor rural në dispozicion dhe ai territor...