LIVE/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, PS: Pezullimi, i mjaftueshëm. Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve

LIVE/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, PS: Pezullimi, i mjaftueshëm. Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve

Këshilli i Mandateve u mblodh sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, mbledhje e cila përfundoi pas orës 15:00. PD doli me një raport drejtuar Kuvendit ku kërkon që në seancë plenare të votohet pro heqjes së imunitetit të zv. kryeministres, ndërsa PS nga ana tjetër tha se mjafton masa që ka për hetimin dhe se raporti i tyre do të hartohet pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. SPAK u përfaqësua në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Ndërsa zv.kryeministrja Balluku u përfaqësua nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija. 15:32 “PS nuk...