LIVE/ Rama ndryshon Qeverinë, ikin Balluku, Spiropali e Vengu. Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre. Lëvizjet në 6 dikastere
Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri, në 6 ministri. Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri në disa ministri. Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme. Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi. 20:56 Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon...
Burimi:
top-channel.tv