LIVE/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret minimale. Ndërkombëtarët? Nuk dua të më shohin nga lart poshtë

LIVE/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret minimale. Ndërkombëtarët? Nuk dua të më shohin nga lart poshtë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave se vendimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku po pengon Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se reagimet e djeshme ishin të deformuara dhe të shëmtuara. “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur edhe prononcimin tim, që dua ta përsëris që lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë. Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE...