LIVE/ Rama 97 minuta fjalim në grupin e PS: Balluku kërkoi 3 herë dorëheqjen, do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Prokurorët presin fletëarreste me tufa
Kryeministri Edi Rama tha sot se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të thotë fjalën e fundit lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres, Belinda Balluku. Në një fjalim të gjatë prej 97 minutash, kreu I qeverisë tha se Balluku ia kishte kërkuar tre herë dorëheqjen me shkrim dhe të treja herët ai e kishte refuzuar, pasi siç tha “ne nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve sa herë ngrihet një akuzë”. Rama foli për prezumimin e pafajësisë për të gjitha rastet kur SPAK apo Prokuroritë kanë kërkuar arrest me burg për funksionarët e shtetit, duke thënë se ata po presin fletarreste me tufa. 12:26 “Nuk hyjmë në vallen e dorëheqjeve sa herë ka...
Burimi:
top-channel.tv