LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar godinave apo infrastrukturës në tërësi për institucionet e drejtësisë. “Për fat të keq trashëgimia në këtë drejtim është goxha problematike, kemi shumë institucione që janë qiramarrës në godina dhe hapësira private. Kemi filluar një proces që do na çojë drejt zgjidhjes përfundimtare me Korporatën Shqiptare të Investimeve, duke marrë pronat shtetërore që janë ende në Tiranë apo vende të tjera, duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik”, tha ai, në Konkursin Ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Tha se disa projekte lidhur me infrastrukturën administrative të Republikës së Shqipërisë janë drejt finalizimit. “Ne kemi ndërtuar një rrjetë njerëzish të cilët kanë formimin e duhur profesional dhe funksionojnë si...
Burimi:
javanews.al