LIVE/ PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe. Rama i përgjigjet Britanisë dhe Gjermanisë. Opozita protestë në 22 mars
Është mbajtur sot seanca plenare, ku në rendin e ditës ishte dhe votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ndërsa në Kuvend mbahej seanca, jashtë tij zhvillohej proteste nga Partia Demokratike. Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK në sallë deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke shprehur kundërshtinë e tyre, ndërsa jashtë sallës tubuesit u përplasën me policinë. Ata tentuan që të thyenin kordonin e policisë duke hedhur drejt tyre sprej dhe tymuese në ngjyrë blu. Pak çaste më vonë, edhe protesta u shpërnda duke njoftuar se e radhës do të mbahet më 22 mars. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv