LIVE/ PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe. Opozita bllokon seancën, njofton protestë në 22 mars

LIVE/ PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe. Opozita bllokon seancën, njofton protestë në 22 mars

Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Maxhoranca në raportin e saj argumentoi se pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut. Në procesin e votimit ra në sy mungesa e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj si dhe ministrit Blendi Gonxhe. Jashtë godinës së Kuvendit, opozita protestoi për më pak se dy orë dhe protestuesit u larguan pas një fjalimi të shkurtër të kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Demokratët njoftuan protestën e ardhshme në 22 mars. Përditësimet LIVE, 12 mars 11:22 Rrëzimi i kërkesës së SPAK/ Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren Rrëzohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut,...