LIVE/ Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Kryeministrisë qeverinë. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë mbledhje për herë të fundit u ulën si ministra Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët dje u larguan në postet që mbanin. Siç është raportuar edhe më parë, në mbledhjen e djeshme të grupit të PS u larguan nga detyra Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku. Në ministrinë e Jashtme shkoi Ferid Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE. Albana Koçiut mori postin e zëvendëskryeministres, ndërsa Toni Gogu postin e Ministrit të Drejtësisë. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda...
Burimi:
top-channel.tv