LIVE/ Një ditë pas ndryshimeve në 6 ministri, Rama mbledh kabinetin qeveritar, mungojnë Vengu e Spiropali

LIVE/ Një ditë pas ndryshimeve në 6 ministri, Rama mbledh kabinetin qeveritar, mungojnë Vengu e Spiropali

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Kryeministrisë qeverinë. Burime të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se në mbledhje mungoi Pirro Vengu  dhe Elisa Spiropali. Siç është raportuar edhe më parë, në mbledhjen e djeshme të grupit të PS u larguan nga detyra Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku. Në ministrinë e Jashtme shkoi Ferid Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE. Albana Koçiut mori postin e zëvendëskryeministres, ndërsa Toni Gogu postin e Ministrit të Drejtësisë. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE. Besfort Llamallari, aktualisht...