LIVE/ Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar për imunitetin e Ballukut. Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar mos të pengojë drejtësinë
Sot në orën 10:00 nis seanca plenare, e cila ka në rend dite votimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Njëkohësisht me seancën, jashtë godinës pritet të nisë protesta që ka thirrur Partia Demokratike. Ndryshe nga protestat e shkuara të zhvilluara gjatë mbrëmjeve, sot PD ka ndryshuar skenarin dhe pritet që tubimi të zhvillohet vetëm jashtë godinës së Kuvendit.Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës. Parlamenti është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për tubimin e Partisë Demokratike. Top Channel mëson se ligjvënësit socialistë do të përpiqen të hyjnë të parët në seancë, për të shmangur kontaktin me protestuesit e opozitës, të...
Burimi:
top-channel.tv