LIVE/ Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë, nis shpërndarja

LIVE/ Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë, nis shpërndarja

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen, pas protestës që nisi në orën 18:00 para Kryeministrisë. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt. 19:58 Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme. 19:46 Molotov drejt...