Lista Epstein po rrëzon qeveritë në Europë/ Nikola Kedhi zbulon pse zyrtarët po japin dorëheqje masive

Lista Epstein po rrëzon qeveritë në Europë/ Nikola Kedhi zbulon pse zyrtarët po japin dorëheqje masive

Publikimi i dokumenteve të lidhura me skandalin “Epstein” ka shkaktuar një tërmet politik, veçanërisht në Europë, ku një valë dorëheqjesh të zyrtarëve të lartë ka vënë nën presion elitat politike në pushtet. I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Dakën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Nikola Kedhi thekson se arsyeja kryesore pse Europa është goditur më rëndë është se “kanë dalë në më shumë e-mail-e kompromentuese zyrtarët europianë sesa zyrtarët amerikanë”. Kultura e llogaridhënies në Perëndim, ku zyrtarët japin dorëheqjen, është një faktor kyç. Rasti i Britanisë së Madhe, ku ish-kryeministri Boris Johnson u detyrua të largohej për një festë ditëlindjeje gjatë pandemisë, tregon për një standard të lartë, i cili tani po aplikohet edhe për skandalin Epstein, duke çuar në dorëheqje...