‘Lista e barnave po shkatërron tregun farmaceutik’, Shehu: Shqipëria po mbushet me medikamente të pacertifikuara
Deputeti i PD, Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se lista e çmimit të barnave është e lidhur me veprime korruptive dhe po çon në boshatisjen e tregut farmaceutik shqiptar nga medikamentet e sigurta. Sipas deputetit, problemi manifestohet në tre drejtime kryesore. Së pari, po vërehet një dobësim i vazhdueshëm i sigurisë medikamentoze. Kjo po ndodh për shkak se politikat aktuale të çmimeve po detyrojnë kompanitë serioze farmaceutike ndërkombëtare të largohen nga tregu shqiptar. Si pasojë, zvogëlohet sasia e medikamenteve të certifikuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), i vetmi institucion që garanton sigurinë e tyre. Shehu theksoj se ky fond mbahet në nivele të ulëta, duke mbuluar vetëm rreth 40% të kostos së barnave. Për këtë arsye, qytetarët shqiptarë detyrohen...
Burimi:
syri.net