“Lista e bardhë mund të bëhet e zezë”, Rama replikë me ndërtuesin: Po bëj 20 vite e kusur që merrem me racën tuaj, fajin kërkojeni në… (Debati i plotë)
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit, ku u përfshi në një debat me një ndërtues. Një nga ndërtuesit kërkoi përfshirjen në Paqen Fiskale, mirëpo kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë ‘Çfarë mbështetje doni ju? Jen i sektori më me fitim dhe që shfrytëzon më shumë punëtorët’. Debati i plotë: Erjon Harizi, shoqata e ndërtuesve: Ne iu kemi kërkuar me disa shkresa që ta shohim pak shkallën e taksës së infrastrukturës, të paktën ta ndajmë me këste. Është shumë e konsiderueshme, paguhet përnjëherë dhe e vë në vështirësi sektorin tonë. Rama: Këtu hapet një diskutim më vete, problemi me ndërtuesit është kompleks. Sot vazhdohet të punohet veshë, pa partiturë. Edhe pse ka një ndryshim, prapë standardet e zbatimit...
Burimi:
top-channel.tv