Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’
Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me masat “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t. Delibashi dyshohet për vepra penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të këtij grupi. Prej më shumë se tre muajsh, ajo ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, brenda AKSHI-t dyshohet se ka vepruar një grup i strukturuar kriminal.
Burimi:
javanews.al