Ligjvënësit duhet të votojnë zgjedhjen e presidentit deri më 4 mars
Në dhjetë ditët e fundit, Kosova përmbylli procese tejet të rëndësishme, nga konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë së re e deri te miratimi i marrëveshje ndërkombëtare si dhe buxhetin për këtë vit. Ndërkohë që përpara ka dhe një sfidë: Ta zgjedhë kreun e shtetit. Është folur për nisjen e konsultimeve, bashkëpunimin ndërmjet të gjitha partive dhe një marrëveshje në drejtim të një emri për shefin e ri të shtetit, megjithëkëtë, nga këndvështrimi i njohësve të fushës, kjo klasë politike, pozitë dhe opozitë, po vonohet drejt nisjes së debatit për çështjen e presidentit. “Kjo klasë politike po e lë për momentet të fundit këtë çështje, prandaj do të duhej ashtu siç është premtuar nga kryeministri, që të fillojë diskutimi me partitë tjera, pra të opozitës....
Burimi:
syri.net