Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në 25 mars një takim në zyrë Taulant Ballën dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, në lidhje me ligjin për referendumin. Në fokus ka qenë strategjia e komunikimit, në lidhje me këtë ligj. Pjesë e këtij takimi ka qenë gjithashtu zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrja për Shtetin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Pas kësaj, Rama ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Burimi:
javanews.al