Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën, Koçiun, Demon dhe Ismailin

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën, Koçiun, Demon dhe Ismailin

Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shkuar të takojë kryeministrin Rama. Mësohet se në fokus ka qenë strategjia e komunikimit.  Pjesë e takimit ka qenë gjithashtu edhe zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri i shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrja e shtetit Për Marrëdhëniet Me Parlamentin, Erjona Ismaili. Ndërkohë sot në Vilën 30 Rama ka takimin e radhës me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe disa prej institucioneve të varësisë si kreu i AKSHI-t, Igli Tafa. Duke iu rikthyer projektligjit për referendumet, në të parashikohen tre lloje: referendum kushtetues, të përgjithshëm dhe vendor. Referendumet e përgjithshme, që i drejtohen votuesve në të gjithë vendin, përfshihen ato për shfuqizimin e një ligji, ratifikimin e një ligji të...