Ligji për bastet sportive, Malaj: Së shpejti do të dalin aktet ligjore!

Ligji për bastet sportive, Malaj: Së shpejti do të dalin aktet ligjore!

Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se po përgatiten aktet nënligjore për bastet. Malaj bëri me dije se sot mbledhjen e qeverisë është miratuar një akt i ri dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha rregulloret e nevojshme, përfshirë edhe mundësinë e basteve online. Megjithatë, ministri u shpreh se një gjë e tillë kërkon punë, duke zbuluar se për këtë situatë është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare. “Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj.