Ligji i ri për shërbimin e Jashtëm, diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre

Ligji i ri për shërbimin e Jashtëm, diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre

Qeveria ka dërguar në Parlament draftin e ri për “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, projekt i hartuar në kohën kur ministër i Jashtëm ka qenë Igli Hasani. Drafti parashikon testimin e detyrueshëm për të gjithë diplomatët pas hyrjes së tij në fuqi. “Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68. Miratimi i këtij projektligji nënkupton edhe shfuqizimin e dy ligjeve të tjera të viteve 1998 dhe 2015 sa...