‘Ligji i ri për portet strategjike thellon modelin pa garë’/ Tabaku: Dëmton ekonominë e tregut dhe bie ndesh me integrimin europian

‘Ligji i ri për portet strategjike thellon modelin pa garë’/ Tabaku: Dëmton ekonominë e tregut dhe bie ndesh me integrimin europian

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të ri ligjor të paraqitur nga një deputet i shumicës socialiste, që sipas saj hap rrugën për dhënien e porteve strategjike pa procedurë konkurruese. Tabaku e lidh nismën e re me Ligjin për Investimet Strategjike, i cili në perceptimin publik është identifikuar si ligji përmes të cilit janë dhënë asete të rëndësishme si porte, aeroporte dhe zona turistike pa garë të hapur. Sipas saj, projektligji i ri krijon një mekanizëm shtesë privilegji, duke parashikuar që subjektet që kanë përfituar statusin “investitor strategjik” të kenë të drejtën të marrin edhe porte, sërish pa konkurrim. “Kushdo që ka marrë një investim strategjik tashmë do të ketë të drejtën të marrë edhe portin – pa garë”,...