‘Ligji i ri mund të ulë çmimet përkohësisht’/ Muço: Ndërtimet po rriten më shpejt se popullsia…

‘Ligji i ri mund të ulë çmimet përkohësisht’/ Muço: Ndërtimet po rriten më shpejt se popullsia…

Sektori i ndërtimit në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm, mes një rënie të besimit në ekonomi dhe një vrulli ndërtimesh që nuk njeh të ndalur. Sipas ekspertit të ekonomisë, Klodian Muço, tregu rrezikon një flluskë spekulative, ndërkohë që një ligj i ri i qeverisë pritet të ndikojë çmimet dhe bankat shfaqen gjithnjë e më hezituese për të financuar projektet gjigante në kryeqytet. I ftuar në një intervistë në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, Muço u shpreh se nisma më e fundit e qeverisë, e cila ul taksën mbi fitimin nga shitja e pronës në 5% pas rivlerësimit, nga 15% që ishte më parë, shihet si një lloj “amnistie” që pritet të nxjerrë në treg një numër të madh apartamentesh. Sipas analizave...