Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ligji amerikan NDAA 2026, Shehu: Shpresë për Ballkanin Perëndimor dhe goditje për krimin në Shqipëri
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar në një postim në Facebook dekretimin nga presidenti amerikan Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA 2026), duke e cilësuar atë si “dritë shprese për Ballkanin Perëndimor” dhe një goditje për regjimet që lidhen me krimin, përfshirë edhe qeverinë e Tiranës. Sipas Shehut, ligji 8-vjeçar NDAA 2026, me pjesën e tij “Për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, është unik dhe ka rëndësi jetike për stabilitetin e rajonit. Ligji nuk synon vetëm stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes njohjes reciproke, por vendos edhe një “vijë të kuqe” ndaj çdo tentative për shkëmbime territoriale apo krijimin e shteteve etnike. Ai shtoi se ligji konsideron sigurinë, stabilitetin, demokracinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në gjashtë shtetet...