“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të nisë një bashkëpunim me kompaninë lider botëror në inteligjencë artificiale, NVIDIA, për projektin e ministres së inteligjencës artificiale “Diella” si dhe në fushën e prokurimit publik. “Ishim në një takim me Zoom me NVIDIA, dhe ishin shumë të gatshme për të bërë partneritet për Diellën. Së shpejti do të vijë këtu ekipi i NVIDIA-s për të filluar punën dhe për ta çuar Diellën në një nivel krejt tjetër,” tha Rama. Ai shtoi se sfidat e tjera lidhen me prokurimin publik, ku do të transformohet qasja e administratës dhe do të krijohen modele për të tjerët. “Sfidat e tjera që do të bëni lidhen me prokurimin publik, duke transformuar totalisht qasjen e një administrate të re dhe duke...