Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha: Do të shpëtojë lëkurën, kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës, është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij, por është një lëvizje e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet...
Burimi:
top-channel.tv