Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar zyrtarisht ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si kandidat për President të Kosovës. Propozimi vjen pas përpjekjeve për arritjen e një konsensusi me subjektet opozitare dhe në prag të procesit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Postimi i plotë: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i një bllokade mbi dhjetëmujore, përveçse u mbajtën në një afat të afërt kohor, dhanë gjithashtu rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës. Qytetarët folën fuqishëm kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të themelimit të institucioneve. Në përputhje me këtë rezultat, pa asnjë vonesë u konstituuan dy institucionet themelore të...