“Lëshojmë si lopa bajgën mbeturinat në rrugë e lumenj”! Shqipëria nën ujë, Rama: Gati plani i dëmshpërblimeve!

“Lëshojmë si lopa bajgën mbeturinat në rrugë e lumenj”! Shqipëria nën ujë, Rama: Gati plani i dëmshpërblimeve!

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisu podcastin e tij “Flasim” duke komentuar përmytjet, një situatë dramatike që ka zaptuar vendin prej ditësh. Sipas Ramës, një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një masë të ngrohtë, duke shkaktuar reshjet e fundit. Rama njofton se kjo masë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, e mgjithatë thekson se qeveria shqiptare është e përgatitur dhe po i bën ballë përmbytjeve në mënyrë të suksesshme. Përveç infrastrukturës, Rama bëri me faj edhe qytetarët, duke theksuar se faktori njerëzor ka pasur ndikimin e vet sa i përket përmbytjeve: "Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës." "Kjo javë ka qenë tejet e ngarkuar me reshje dhe...