Lëmshi i kompetencave ‘përmbyt’ Shqipërinë! Mungesa e koordinimit bashki-pushtet qendror nxjerr zbuluar dështimin e institucioneve
Me reformën territoriale të vitit 2014, bashkitë morën kompetenca të reja për administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit në territorin e tyre. Sakaq qeveria mbajti të drejtat mbi kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet. Sipas ligjit për Pushtetin Lokal, bashkitë kanë përgjegjësinë direkte për administrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, pra atyre kanaleve që ndodhen brenda territorit të bashkisë dhe që shërbejnë drejtpërdrejt për mbrojtjen e tokave bujqësore, serave dhe zonave të banuara nga përmbytjet. Përgjegjësitë e bashkive lidhen me pastrimin periodik të kanaleve, heqjen e inerteve, riparimet e vogla dhe ndërhyrjet emergjente në raste reshjesh intensive. Bashkitë kanë gjithashtu detyrimin të planifikojnë dhe financojnë këto ndërhyrje nga...
Burimi:
syri.net