Lela: Nisma për shpifjen, përpjekja e radhës e Ramës për të kufizuar lirinë e medias
Nisma ligjore e qeverisë për rishikimin e neneve për fyerjen dhe shpifjen ka ndezur një debat të fortë publik. Ndërsa ekzekutivi pretendon se ndryshimet synojnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, nga këndvështrimi i opozitës, kjo lëvizje shihet si një tjetër përpjekje e vjetër e kryeministrit Edi Rama për të vendosur censurën mbi median. Në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, e cilësoi këtë nismë si një “përpjekje të vjetër të Ramës dhe të tijve”, duke theksuar se liria e shprehjes qëndron gjithmonë mbi censurën. Sipas Lelës, ky është tentimi i katërt ose i pestë për të futur, “sa nga dera, sa nga dritarja”, mekanizma që kufizojnë lirinë e medias dhe të shprehjes në përgjithësi....
Burimi:
syri.net