‘Le Figaro’: Pezullohet përfundimisht bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

‘Le Figaro’: Pezullohet përfundimisht bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, akuzohet për korrupsion në tendera

LE FIGARO Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë konfirmoi të premten pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për korrupsion në një çështje të dhënies së kontratave publike. Kjo bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit socialist Edi Rama ishte pezulluar nga detyra më 20 nëntor nga një gjykatë speciale, pas ngritjes së akuzës nga prokuroria që merret me çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me të njëjtin vendim, gjykata i kishte ndaluar asaj edhe daljen nga Shqipëria. E vënë në lëvizje nga qeveria, Gjykata Kushtetuese kishte autorizuar megjithatë në dhjetor Belinda Ballukun, e cila është gjithashtu ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, të rikthehej përkohësisht në detyrë, në pritje të vendimit përfundimtar. Ajo njoftoi më në fund të premten se kishte “vendosur të rrëzonte ankesën dhe të konfirmonte...