‘Largimi i Ramës, qeveri teknike për zgjedhje të lira’ – Nallbati për Syri TV: Ka grabitur çdo ditë paratë e shqiptarëve

‘Largimi i Ramës, qeveri teknike për zgjedhje të lira’ – Nallbati për Syri TV: Ka grabitur çdo ditë paratë e shqiptarëve

Pak para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, mbështetës dhe zyrtarë të Partisë Demokratike kanë nisur të mblidhen para selisë blu. Në një prononcim për Syri Tv, deputeti demokrat, Bledion Nallbati theksoi se objektivi i vetëm i protestës është largimi i qeverisë aktuale "të korruptuar" dhe që "ka grabitur çdo ditë paratë e shqiptarëve". Bledion Nallbati: Ne e kemi këtë qartë objektivin, largimin e kësaj qeverie të korruptuar që ka grabitur çdo ditë paratë e shqiptarëve, si kundër është parë edhe me objektet infrastrukturore që tashmë po i shëmben nën tokë për shkak të abuzimeve. Kështu që rrugë zgjidhje tjetër nuk ka veçse largimi i kësaj qeverie Çfarë kërkon opozita sot në rrugët e Tiranës? Bledion Nallbati: Qeveri teknike, largimin e këtij pushteti. Ky është objektivi ynë.