‘Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare’/ Boçi: Shqiptarët të reagojnë për të mbrojtur të ardhmen e tyre
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, deklaroi në emisionin “Ora 19” në SYRI TV se dëmi i shkaktuar nga kryeministri Edi Rama nuk është personal, por prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Boçi u shpreh se, sipas tij, “maskat kanë rënë” dhe se Rama tashmë po përballet si brenda ashtu edhe jashtë vendit me pasojat e mënyrës së tij të qeverisjes. Ai e cilësoi situatën si “emergjencë kombëtare”, duke theksuar se sa më gjatë të qëndrojë në detyrë kryeministri, aq më të mëdha do të jenë dëmet për Shqipërinë, përfshirë edhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Sipas deputetit demokrat, largimi i Ramës do të sillte ndryshim kursi politik dhe institucional, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të...
Burimi:
syri.net